Hysaj e Gjasula thonë se s`do të kursehen ndaj Islandës
BKT
Sport

Hysaj e Gjasula thonë se s`do të kursehen ndaj Islandës

Uran Krasniqi/RTKLive

Elseid Hysaj ka thënë se Kombëtarja shqiptare nuk do të kursehet për të marrë rezultat pozitiv në Islandë.  

Futbollisti i Lazios është shfaqur para mediave së bashku me bashkëlojtarin te Kombëtarja shqiptare, Klasu Gjasulën.

"Siç e thashë edhe më parë, të gjithë lojtarët që kanë ardhur këtu, kanë ardhur me qejf dhe me 100% fizik, për të ecur përpara me Kombëtaren. Besoj që jemi të gjithë gati për këtë ndeshje. Ne duhet të ikim aty dhe të shohim si do të shkojë ndeshja. Ne po analizojmë ndeshjet, do të kërkojmë të bëjmë më të mirën për të marrë rezultat në Islandë", ka thënë Hysaj.

Ai ka folur edhe për golin e tij që i kishte shënuar Islandës në ndeshjen e fundit. "Pak gola kam bërë. Shpresoj të jetë kjo ndeshje që të kem një mundësi tjetër, por nuk i dihet. Kemi parë Islandën dhe jemi përqëndruar te loja e tyre", ka thënë Hysaj.

Gjasula, nga ana tjetër, ka thënë se e rëndësishme është që kjo kampanjë të fillohet mbarë. 

"Varet se si do të ecin ndeshjet. Por edhe me 4 pikë do të ishim në rregull për këtë grup. Për mua ta nisim me këmbë të mbarë. Në ndeshjen ndaj Islandës duhet të marrim 1 pikë se s’bën dhe do të provojmë të marrim 3", ka thënë Gjasula.

Ai është shfaqur optimist për ecurinë. "Secili e di se çfarë mundësish kemi në këtë grup. Nuk kemi shumë presion, e dimë çfarë mund të fitojmë. Duhet të jemi optimist dhe të provojmë t’i nxjerrim maksimumin", ka thënë Gjasula.