Policia e Kosovës apelon për më shumë kujdes në trafik
BKT
Lajme

Policia e Kosovës apelon për më shumë kujdes në trafik

Në një komunikatë për medie Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese, është e përkushtuar në mbajtjen e rendit, garantimin e sigurisë publike si dhe menaxhimin dhe kontrollin e trafikut rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit.

Më tej, sikundër citohet në komunikatë, Njësia për Kontroll të Autostradave vazhdon me shtimin e masave të sigurisë në trafikun rrugor, duke implementuar planet operative aktive si : “Siguria në trafikun rrugor”,  ”Shtimi i masave të sigurisë në trafikun rrugor”,  si dhe “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Pos tjerash, Policia e Kosovës njofton se gjatë periudhës kohore nga data 01.05.2022 deri me datën 31.05.2022 janë shqiptuar 4291 gjoba  për kundërvajtje të ndryshme në trafik prej të cilave në kuadër të planit operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve” janë shqiptuar  137 gjoba për mjetet e transportit publik të udhëtareve, prej të cilave 29 tiketa për personat juridik. 

“Andaj, përveç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik”, thuhet, përveç të tjerash, në komunikatë.

Për më tepër, Policia e Kosovës paralajmëron se të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për shoferët e automjeteve, të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme