20:07 / 03.06.2022
Asensio largohet nga Reali?
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Marco Asensio raportohet se gjatë kësaj verë, mund të largohet nga Real Madridi.
Mediet iberike të premten shkruajnë anësori spanjoll dhe ‘Los Blancos’ mund të ndajnë rrugët brenda pak ditësh.
Asensio me kampionët e La Ligës dhe Evropës, ka kontratë njëvjeçare, por duket se lojtari në tregun e kësaj verë, do të bëhet me klub të ri.
Asensio është duke u monitoruar nga disa klube të mëdha evropiane përfshirë edhe Manchester Unitedin.
Madje, thuhet se trajneri i ri i ‘Djajve të Kuq’, Ten Hag pëlqen spanjollin të cilin dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Por, është edhe AC Milan që prej kohësh është duke e kërkuar spanjollin, e ardhmja e të cilit do të vendoset brenda pak ditësh.























