Osmani: Dialogu Strategjik SHBA - Maqedoni Veriore, moment historik
BKT
Lajme

Osmani: Dialogu Strategjik SHBA - Maqedoni Veriore, moment historik

Besnik Iseni/ RTK

Nisja e Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe  Maqedonisë së Veriut paraqet një moment historik të rëndësishëm në marrëdhëniet tona të përgjithshme bilaterale ,deklaroi  ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në takimin që realizoi  në Uashington me sekretarin  Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Sipas Osmanit, ky momentum do të hapë një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe do ta fus në kornizë bashkëpunimin e dy vendeve në përgjithësi.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme tani kur vlerat tona janë sfiduar; e ne vendet e botës demokratike dhe vendet të cilat ndajmë të njëjtat vlera, duhet të jemi të koordinuar ngushtë për të adresuar ato sfida”, deklaroi  Osmani.

Kënaqësi për fillimin e Dialogut Strategjik shprehu edhe Antony Blinken, Sekretar i Shtetit të SHBA-së.

“Ne mbështesim fuqishëm ambiciet e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në BE. Ne me të vërtetë duam ta shohim atë të ecë përpara dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë në çdo mënyrë që mundemi", theksoi Blinken,kumtoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

Në margjinat e Dialogut Strategjik me SHBA-të, në Uashington, Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë të Veriut , Bujar Osmani me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ndau mirënjohje profesorit në Universitetin Johns Hopkins, Daniell Server,.

Duke shprehur falënderim, Osmani theksoi se "me paraqitjet e tija publike, të bazuara në njohuritë e thella të rajonit dhe vendit tonë, Server dha një kontribut të rëndësishëm në procesin e afirmimit ndërkombëtar të Maqedonisë së Veriut, përmes mbështetjes së qartë dhe të fuqishme për integrimin e vendit tonë në mekanizmat e integrimit euroatlantik, duke bërë apele të vazhdueshme për vite me radhë për zgjidhjen e çështjeve të hapura që e pengojnë këtë proces"është shprehur Osmani,njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

 

 


MË SHUME NGA Lajme