Zjarr në ishullin e Sazanit, dyshohet i qëllimshëm!
BKT
Shqipëri

Zjarr në ishullin e Sazanit, dyshohet i qëllimshëm!

/rtsh.al/

Një vatër zjarri u evidentua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së 3 qershorit në jug të Sazanit. Për shuarjen e flakëve shkuan menjëherë në vendngjarje efektivë të anijes së gatshme dhe efektivë të Qendrës së Vëzhgimit Detar, të cilët bënë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Aktualisht është kufizuar përhapja e zjarrit dhe po punohet për të shuar edhe pjesën e mbetur. Dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.

Në drejtim të Sazanit kanë shkuar edhe efektivët e bazës së Pashalimanit të imbarkuar në anijen P134.


MË SHUME NGA Shqipëri