Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun
BKT
Foto: Enver Hoxhaj / Twiter
Lajme

Hoxhaj takon Lajçakun, flasin për dialogun

Valbona Thaçi/RTKLive

Nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, ka takuar Miroslav Lajçak Emisarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe për çështjet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se me Lajçak kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për situatën në Ballkan të krijuar pas luftës në Ukrainë.

"Takova mikun tim Miroslav Lajçak në Globsec dhe biseduam për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Ballkan pas luftës në Ukrainë", ka shkruar Hoxhaj në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme