Një rast i dyshimtë për Lijën e majmunëve në Kosovë
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Një rast i dyshimtë për Lijën e majmunëve në Kosovë

Valbona Thaçi/RTKLive

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht, Instituti Kombëtar Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate për media njofton se me datë 03 qershor 2022 në ora 17:41, nga Klinika Infektive, QKUK, ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në Lijën e majmunëve (Monkeypox).

Pacienti është mashkull, i lindur më 1953 nga komuna e Dragashit.

“Është i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK me datën 03/06/2022 dhe i është marrë mostër nga ndryshimi lëkuror dhe do të dërgohet për analiza laboratorike. Gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

“Mostra do të dërgohet në laboratorin referent të OBSh në Hollandë, presim edhe rezultatet laboratorike deri në diagnozën përfundimtare sipas kritereve të parapara. Pacienti është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se për çdo informatë të re, opinioni publik do të informohet në kohë reale, dhe se situata është e qetë dhe stabile.


MË SHUME NGA Lajme