Presidenti i ri, Meta: Do të respektoj çdo vendim të Kuvendit
BKT
Shqipëri

Presidenti i ri, Meta: Do të respektoj çdo vendim të Kuvendit

ATSH

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begaj, si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Kështu u shpreh sot Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, i cili informoi se lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj, Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Në përputhje me ligjin, Bajram Begaj ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Më herët, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se lirimi i tij nga detyra duhet të miratohet nga Presidenti Ilir Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri