Ministrat Sveçla e Mehaj në veri, deklarohen për rend e ligj
BKT
Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Lajme

Ministrat Sveçla e Mehaj në veri, deklarohen për rend e ligj

Valbona Thaçi/RTKlive

Ministri Sveçla tha se luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme.

​Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj sot kanë vizituar pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak, ku ka thënë se angazhimi i shtuar dhe i pandalshëm i Njësiteve të Policisë së Kosovës, luftimi i kontrabandës dhe kontrolli efikas kufitar po prodhojnë rezultate të dukshme. 

Sveçla ka shkruar në Facebook se ka vizituar dy pikat kufitare në të cilat po vijon po ashtu zbatimi i marrëveshjeve. 

“Mbesim të përkushtuar për ngritje dhe forcim të kapaciteteve tona drejt qëllimit tonë për sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të vendit tonë”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme