Trajneri i Greqisë: Kosova ka potencial të madh, por ne duam tri pikë nesër
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Trajneri i Greqisë, Gus Poyet, në një konferencë për medie, ka folur për ndeshjen me Kosovën.
Kosova dhe Greqia, do të përballen nesër mbrëma në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve.
Tekniku i grekëve e ka vlerësuar lartë skuadrën ‘Dardane’. Sipas tij, Kosova ka potencial të madh, dhe sipas tij, disa lojtarë të Kombëtares sonë, janë shumë të mirë inidividualisht. Megjithatë, Poyet në duel me Kosovën kërkon rezultat pozitiv.
“Kosova tani e ka ndryshuar trajnerin e saj por me lojën që e shfaqi në ndeshjen e kaluar kundër Qipros, u pa që potenciali i ekipit të Kosovës është i madh. Kosova ka lojtarë shumë të mirë individual, por megjithatë unë nesër pres rezultat pozitiv”, tha Poyet.
Ndeshja Kosova-Greqia luhet nesër mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ prej orës 20:45.























