‘Dardanët’ e rinj demolojnë Andorrën
BKT
Sport

‘Dardanët’ e rinj demolojnë Andorrën

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kombëtarja e Kosovës në futboll për grup-moshat U21, lehtë dhe bindshëm e ka mposhtur Andorrën.

‘Dardanët’ e rinj mund në udhëtim Andorrën, me rezultat 3-0, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Futbollistët e Kombëtares sonë, gjatë terë ndeshje ishin ekipi më i mirë në terren, derisa golat e fitores i shënuan Valmir Veliu (11’), Leard Sadriu (52’) dhe Kreshnik Krasniqi (54’).

Kosova pas kësaj fitore, renditet e treta me 11 pikë të grumbulluara, kurse, Andorra është e fundit me asnjë pikë.