Kush është Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë?
BKT
Shqipëri

Kush është Bajram Begaj, presidenti i ri i Shqipërisë?

Denion Ndrenika / RTK/ Tiranë

Gjeneralmajor Bajram Begaj u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në korrik 2020. I lindur në 20 mars 1967 në Rrogozhinë, një qytezë e vogël rurale ndërmjet Kavajës dhe Lushnjëa, Bajram Begaj është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Në vitin 1989, Gjeneralmajor Begaj kreu Universitetin Shtetëror të Tiranës për Mjekësi së Përgjithshme dhe u gradua oficer aktiv për “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Begaj për tre vjet ishte komandantit i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Karriera ushtarake e gjeneralmajorit të dorëhequr si Shef i Shtabit, ka njohur pozita të ndryshme drejtuese dhe të tjera në Forcat e Armatosura.

Gjeneralmajori Begaj ka qenë:

-zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”;

-drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar;

-drejtor i Inspektoratit Shëndetësor;

-kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;

-shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës.

Kualifikimet dhe specializimet e ndryshme Begaj i ka pasur për ushtrinë dhe mjekësinë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Begaj kreu Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë Ushtarake, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar për Gastrohepatologji, në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë.

Ka kryer disa kurse dhe specializimeve të ndryshme, përfshirë për menaxhimin spitalor dhe për lidershipin mjekësor strategjik në SHBA;

-Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes në Institutin e Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA;

-Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës “Marshall” në Gjermani.

Gjeneralmajor Begaj kreu “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë” në Fakultetin e Mjekësisë dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi, ndërkohë që ka marrë medalje të ndryshme për arritje në karrierën ushtarake.


MË SHUME NGA Shqipëri