Paqe mes Italisë dhe Gjermanisë
BKT
Sport

Paqe mes Italisë dhe Gjermanisë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Kryesfida e natës së sotme mes Italisë dhe Gjermanisë, është mbyllur baras 1-1.

Italianët dhe gjermanët u përballen në kuadër të Ligës A, Grupi 3 në Ligën e Kombeve.

Dueli mes Italisë dhe Gjermanisë, ka prodhuar një sfidë interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.

Pellegrini (70’), zhbllokojë ndeshjen duke kaluar ‘Azurët’ në epërsi prej 1-0, derisa një pikë skuadrës mike, ia siguroi Kimmich (73’).

Pas këtij barazimi, Italia dhe Gjermania kanë nga një pikë, derisa grupin e kryeson Hungaria e cila mundi Anglinë dhe kryeson grupin me tri pikë, kurse, ‘Tre Luanët’ janë të fundit pa pikë.