Rama: Aksi Kardhiq-Delvinë shkurton 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës
BKT
Foto nga Facebook
Shqipëri

Rama: Aksi Kardhiq-Delvinë shkurton 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës

Naser Mekolli /RTKlive.com

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe njëherë njofton se së shpejti hapet rruga e e re Kardhiq-Delvinë e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

Rama, në një postim në Fecebook ka shkruar se rruga e re Kardhiq-Delvinë, do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku,  e cila dje ka inspektuar punimet në tunelin e Skërficës,  përmes një postimi në Facebook, ka njoftua se më 2 korrik hapet përfundimisht aksiKardhiq - Delvinë, së bashku me tunelin e Skërficës.

“Më datën 2 korrik hapet përfundimisht aksi Kardhiq - Delvinë, së bashku me tunelin e Skërficës, një punë që do të përfundonte sipas kontratës në vjeshtën e vitit 2022, por që do të dorëzohet disa muaj përpara afatit për ti dhënë kështu një frymëmarrje jugut të vendit”, ka shkruar ajo.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe natyra


MË SHUME NGA Shqipëri