Zyrtarizohen strukturat e reja dhe ndihmësit e Sali Berishës
Denion Ndrenika /RTK
Partia Demokratike opozitare njoftoi rreth drekës se ka përfunduar procesi i numërimit të votave dhe zyrtarizimit të drejtuesve të lartë që përbëjnë tashmë ekipin e ri të kryetarit Sali Berisha.
Votimet e kryera për Organet Drejtuese më 3 qershor 2022 u mbështetën në Statutin e ndryshuar të PD-së në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit 2022.
Zyrtarja e PD-së, deputetja Albana Vokshi njoftoi se nënkryetarë janë zgjedhur deputetët Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi, ndërsa Flamur Noka si Sekretar i Përgjithshëm.
Zonja Vokshi tha se kështu u përmbyll procesi zgjedhor më demokratik, më transparent, më me integritet e më i besueshëm në një parti politike në Shqipëri.
"Një triumf i demokracisë dhe votës së lirë. Rikthimi te vota është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për ta çuar Partinë Demokratike drejt fitores"-tha deputetja Vokshi.
Sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, drejtuesit e tjerë të zgjedhur të PD-së janë:
Ervin Minarolli: Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore;
Ivi Kaso: Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore;
Ledina Mandia: Sekretar për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimin e Pronave;
Edmond Spaho: Sekretar për Integrimin Europian;
Bislim Ahmetaj: Sekretar për të Drejtat e Njeriut;
Lorenc Luka: Sekretar për Integrimin e të Përndjekurve Politikë;
Jola Hysaj; Sekretar për Marrëdheniet me Publikun;
Indrit Hoxha; Sekretar për Emigracionin Diasporën dhe Organizimin e PD jashtë vendit;
Ylli Asllani: Sekretar për Pushtetin vendor;
Megi Balliu: Sekretar për Organizatat Partnere.
Ndërkaq, janë zyrtarizuar edhe pjesëtarët e kryesisë së re:
1.Agron Shehaj
2.Aldo Bumçi
3.Arben Ristani
4.Bardh Spahia
5.Belind Këlliçi
6.Edith Harxhi
7.Eleina Qirici
8.Enno Bozdo
9.Fatbardha Kadiu
10.Floriana Garo
11.Florion Mima
12.Genc Deromemaj
13.Gent Strazimiri
14.Grigels Muçollari
15.Ina Zhupa
16.Jozefina Topalli
17.Keltis Kruja
18.Luan BaçI
19.Mimoza Hajdarmataj
20.Sorina Koti
Albana Vokshi u zgjodh Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas.
Në strukturat e tjera janë:
KOMISIONI APELIT
Adriana Kalaja: Kryetare;
Elton Bano: Anëtar;
Anxhela Malko: Anëtar;
Ledio Nura: Anëtar;
Gledis Çela: Anëtar.























