Një i vdekur e një e lënduar nga rrëzimi i lisit në Prishtinë (Foto)
BKT
Foto/ RTKlive
Lajme

Një i vdekur e një e lënduar nga rrëzimi i lisit në Prishtinë (Foto)

Valjete Shala/ RTK

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e rrëzimit të një lisi në lagjen Pejton, në Prishtinë dhe një tjetër është lënduar.

Policia e Kosovës, ka konfirmuar për RTK, se në lagjen Pejton në Prishtinë, nga rrëzimi i një lisi si pasojë e erërave të forta, ka humbur jetën një 30 vjeçar dhe është lënduar edhe një 30 vjeçare.

“Rreth orës 15:15 kemi pranuar informatëm se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, lajmin për RTK e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme