Ballkani njofton për marrëveshje me Zybën
BKT
Sport

Ballkani njofton për marrëveshje me Zybën

Uran Krasniqi/RTKLive

Kampioni i ri i Kosovës, Ballkani nga Suhareka, ka njoftuar për afrimin e futbollistit Qëndrim Zyba.

"e ku ka me mirë se në Vendlindje ! Qendrim Zyba nënshkruan kontrate 3 vjeqare me klubin e qytetit

We are the champion", ka shkruar Ballkani në faqen e vet në Facebook.

Ndërkohë vetëm pak minuta më pas ka reaguar vetë Zyba, i cili ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e Prishtinës. 

"Të dashur miq, desha të ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e Fc Prishtinës.

Falendëroj të gjithë ata që më qëndruan pranë gjatë këtij rrugëtimi.

Falendëroj kryesinë , trajnerët , lojtarët si dhe të gjithë stafin .

Gjithashtu falendëroj tifozat Plisat për përkrahjen e dhënë gjatë këtyre viteve.

Jam i lumtur që ndava 5 vite me ju duke mbrojtur ngjyrat bardh e kaltër dhe duke fituar gjitha trofet me klubin bardhekalter, Mirupafshimë Prishtinë .

Me respekt , Qendrim Zyba".