20:00 / 06.06.2022
Icardi heq dilemat për qëndrimin e tij te PSG
Uran Krasniqi/RTKLive
Mauro Icardi ka konfirmuar se do të qëndrojë në Paris Saint-Germain të paktën edhe dy vite.
Komenti i argjentinasit erdhi si reagim ndaj një artikulli në "Gazzetta dello Sport" ku ishte vënë në dilemë e ardhmja e tij te kampionët francezë.
“Karriera ime është në rrezik?”, ka shkruar ai. “Kam edhe dy vite të mbetura në kontratën time me PSG-në. "Mos u shqetësoni, unë jam ende 29 vjeç dhe njerëzit e dinë se kush jam pasi kam shënuar pothuajse 200 gola".























