22:25 / 06.06.2022
Kurti para studentëve të Oksfordit: Kosova, histori suksesi
Emine Hoti / RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur sot viziten zyrtare në Britani të Madhe.
Kurti ka mbajtur sot një ligjëratë në Oksford Union, ndërsa ka thënë se ndihet i nderuar që ka pasur mundësi të flasë atje për Kosovën.
“Nder që pata mundësinë të flisja në Oksford Union për Republikën tonë të re, origjinën, rrugëtimin dhe fatin e saj.Sot, Kosova është një histori suksesi, një fitore e demokracisë dhe një perspektivë premtuese për socialdemokracinë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Kryeministri i vendit gjatë vizites atje do të takohet me sekretaren britanike për Punë të Jashtme, Liz Truss, ndërsa nesër do të mbajë ligjëratë edhe në Universitetin e Kembrixhit.























