Një i vdekur pas aksidentit në Qyshk
BKT
Foto/RTK
Lajme

Një i vdekur pas aksidentit në Qyshk

Emine Hoti / RTKlive

Një qytetar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut. Ngjarja ka ndodhur ​në Qyshk të Pejës , thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës është informuar sonte rreth orës 21:25, për një aksident trafiku në rrugën Pejë- Prishtinë, përkatësisht në Qyshk.

"Aksidenti ka ndodhur pasi që ngasësi i veturës duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, me të arritur në fshatin Qyshk, del nga rruga dhe ndeshet me një veturë (kombi) i cili ishte i parkuar jashtë rruge duke shkaktuar aksident trafiku.

I lënduari është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, dhe sipas ekipit mjekësor viktima (mashkull i lindur me 1999) në spital ka arritur pa shenja jete", thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.


MË SHUME NGA Lajme