19:52 / 07.06.2022
Zekirija Ramadani merr ‘timonin’ e Gjilanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Trajneri Zekirija Ramadani është rikthyer në futbollin e Kosovës.
Ish-trajneri i disa skuadrave elitare të vendit tonë, zyrtarisht ka marrë ‘timonin’ e Gjilanit.
Klubi gjilanas përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Ramadanin.
“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.
Ramadani do ta drejtojë skuadrën e Gjilanit në garat evropiane që nisin shumë shpejtë.























