22:46 / 07.06.2022
Gjermania dhe Anglia ndahen baraz në "Allianz Arena"
Uran Krasniqi/RTKLive
Një goditje e saktë e Kane nga penalltia në fund të ndeshjes ia ka mohuar fitoren Gjermanisë.
Në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve Anglia ka barazuar rezultatin në ndeshjen e zhvilluar sonte në "Allianz Arena" përballë një Gjermanie e cila deri në fund ishte në avantazh.
Gjermanët kaluan në epërsi në minutën e 51-të përmes Hofmann.
Ndërkohë Italia ka fituar 2-1 ndaj Hungarisë, Finlanda 2-0 ndaj Malit të Zi, Bosnë e Hercegovina 1-0 ndaj Rumanisë, Luksemburgu 1-0 ndaj Ishujve Faroe, kurse fitoren më të thellë e ka shënuar Turqia ndaj Lituanisë me rezultat 6-0.
Nesër janë në program katër ndeshje të tjera.























