Rreth 60 dëshmitarë do të intervistohen nga Komisioni Hetimor energjetik
Afet Bela / RTKlive
( E plotësuar, ora 15:10) Po mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Kryesuesi Hajdar Beqa, ka kritikuar që lista e propozuar të dërgohet zyrtarisht komisionit, në mënyrë që të ketë një draft listë. “Po dua të kemi listën dhe jo refuzim të listës”, tha ai.
Zëvendëskryesuesi Armend Muja, tha se lista e dëshmitarëve është kërkuar për të cilët ata mendojnë se janë me rëndësi. “Unë do të kërkoja të reflektojë dhe javën tjetër ta propozojmë këtë listë”, tha ai.
Armend Zemaj, ka kërkuar të ketë harmonizim të listës. Ai tha se VV është e interesuar që me këtë listë të mos ketë rezultat. “Nuk kemi qëllim politik si LDK për këtë komision”, tha ai. Sipas tij Kuvendi ka obliguar që edhe kryeministri i Kosovës dhe ministrat duhet të jenë i ftuar për intervistë. A
Kurse deputeti Arbër Rexhaj, ka kërkuar të mos përsëritet veprimtaria që mund të përzihet me komisionit hetimor që ka të bëjë me menaxhimin e situatës energjetike i kërkuar nga opozita.
Rreth 60 dëshmitarë do të intervistohen nga Komisioni Hetimor energjetik
( E plotësuar, ora 14:56) Po mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Zëvendëskryesuesi Armend Muja, bëri me dije se do të ftohen rreth 60 dëshmitarë të cilët do të intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Mospajtime për listë dëshmitarësh në Komisionin hetimor për energjinë
( E plotësuar, ora 14:40) Gjatë leximit të emrave të dëshmitarëve në mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, ka pasur mospajtime.
Kryesuesi Hajdar Beqa tha se nuk është e ndershme që emri i Hashim Thaçit të përmendet në këtë komision. Ai ka pyetur se pse nuk është përmendur emri i kryeministri Kurti si dëshmitar.
Zëvendëskryesuesi Armend Muja, tha se nuk kanë qëllim të keq nëse të përmendet emri i dikujt. Ai ka thënë se nuk do të jetë objekt hetimi privatizimi.
Armend Zemaj, tha se kjo listë prej 300 emra nuk ka proces hetimor. “Ky komision prej gjashtë muajve nuk mund të arrijmë asgjë. Unë mendoj se vetëm përgjegjësitë kryesor të ftohen”, tha ai.
Fillon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë ( E plotësuar)
( E plotësuar, ora 14:27) Ka filluar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Kryesuesi i këtij komisioni Hajdar Beqa, tha se sot Komisioni do të përpilojë listën e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.
Kurse Armend Zemaj, tha se komisioni nuk bënë hetim penal. Ai tha se detyra e deputetëve është parlamentare dhe jo për hetime penale. “Ka pasur një tendencë, pra ne kemi rol parlamentar dhe jo penal”, tha ai. Sipas tij koha është e limituar dhe nuk duhet të mos improvizojmë.
Zëvendëskryesuesi Armend Muja, tha se ky komision është i interesuar për të hetuar shthurjen e KEK-ut, humbjet e energjisë dhe jo për privatizimin. Ai bëri me dije emrat që do të jenë të ftuar për hetim.
Sot përpilohet lista për intervistë nga Komisioni Hetimor për energjinë (Ora 06:25)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike sot mban mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet përpilimi i listës se dëshmitarëve qe do të ftohen për intervistim dhe shqyrtimi i propozimeve për ekspertë, raporton RTKlive.
Kryesues i këtij komisioni është deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, si dhe anëtari tjetër deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), do të jenë deputetët Armend Muja, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi, zëvendës kryesues Armend Muja. Deputeti Haki Abazi ka dhënë dorëheqje nga ky komision.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Armend Zemaj anëtar dhe deputetja Rezarta Krasniqi.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), anëtare është deputetja Time Kadrijaj.
Nga Lista Serbe (LS) për anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik për anëtare është Duda Balje.
Kuvendi i Kosovës ka krijuar dy komisione hetimore për energjinë që ngjallën debate në Kuvendin e Kosovës dhe që ishin 'mollë sherr" mes pozitës dhe opozitës.























