Flick i kënaqur me lojën, jo me rezultatin
BKT
Sport

Flick i kënaqur me lojën, jo me rezultatin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, ka thënë se është i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, por jo edhe me rezultatin në përballje me Italinë.

Gjermania dhe Italia ndanë pikët duke luajtur baras 1-1, në ‘Alianz Arena’ në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Kemi luajtur një ndeshje të shkëlqyer, por nuk u shpërblyem. Mund të kishim shënuar edhe golin e dytë, por luajtëm kundër një Anglie të fortë”, tha Flick.

Strategu gjerman është i bindur se Gjermania do tu kthehet fitoreve në sfidat e radhës.