Prokuroria dërgon në gjykim mosdeklaruesin e rreth 500 mijë eurove në kufi
BKT
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

Prokuroria dërgon në gjykim mosdeklaruesin e rreth 500 mijë eurove në kufi

Denon Ndrenika RTK

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjyq të një shtetasi, të cilit iu kapën pothuajse 500 mijë euro të padeklaruara në kufi.

Prokuroria e Përgjithshme tha se në gjykim nga Prokuroria e Durrësit u dërgua i pandehuri A.Th, mbi të cilin rëndon akuza për kryerjen e dy veprave penale.

A.TH. akuzohet për “mosdeklarim në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë” sipas shtetsës në ligjin nr. 9086, datë 19.06.2003 si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” gjithashtu me ndryshimet e ligjit nr. 23/2012, datë 01.03.2012) parashikuar nga neni 179/a dhe 287 paragrafi 2 i Kodit Penal.

Shtetasit A.Th.iu kapën saktësisht 498.850 euro dhe Prokuroria e Durrësit tha se ai u gjet fajtor me prova dhe fakte nga hetimi i kryer me metoda speciale të hetimit, njoftoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit, procedimi penal nr. 1083 datë 13.06.2020 u regjistrua bazuar në referimin e policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore e Policisë në ngarkim të shtetasit A.Th..

Ndërkaq, me vendimin nr. 245/5 datë 26.05.2022, të Gjykatës Durrës u caktua sekuestro preventive si masë e sigurimit pasuror vlera 498.850 Euro, që iu gjetën gjatë kontrollit atij shtetasi.

Shuma e eurove u zbulua gjatë kontrollit me skaner të automjetit “Renault” me targë TR2046U dhe TR2048U, i drejtuar nga shtetasi A Th.

Eurot ishin fshehur në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios në pesë pako me përmasa të ndryshme të lidhura me një tel dhe një litar me gjatësi 9 metër dhe nuk janë deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

MË SHUME NGA Shqipëri