Projekt-koncept për urën që lidh Ulqinin me Velipojën
BKT
Shqipëri

Projekt-koncept për urën që lidh Ulqinin me Velipojën

Denion Ndrenika/RTK

Kryeminisitrat shqiptarë të Shqipërisë, Edi Rama dhe Malit të Zi, Dritan Abazoviq dëgjuan se një projekt i përbashkët do të lidhë me rrugë Ulqinin me Velipojën.

Kryeministrat Rama dhe Abazoviq me delegacionet që udhëheqin u takuan në margjina të samitit të të quajturit “Ballkani i Hapur” në Ohër të shtetit verimaqedonas.

Ndërkaq, se rruga që lidh qytetet shqiptarë në Mal të Zi, Ulqinin dhe Velipojën pranë Shkodrës do të shkurtohet 73 herë me ndërtimin e një ure

Sipas korrespondentit të RTK-së Denion Ndrenika, projektoncepti për këtë vepër pritet të kushtojë rreth 9 milionë euro.

Kryeministri Rama ia dha fjalën për të shpjeguar këtë projektkoncept, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli.

Sipas zotit Agolli, ndërtimi i urës mbi lumin Bunë mund të përfundojë në krye të 18  muajve duke mundësuar që largësia vetëm 1 kilometërshe nga Ulqini në Velipojë të mos përshkohet për disa orë.

“Ulqini dhe Velipoja janë shumë afër me largësi rreth 1 kilometër, por në të vërtetë lidhen me 73 kilometra për të shkuar nga njeri vend te tjetri. Me projektin e ri do të ketë distancë të shkurtuar 73 herë midis të dy zonave"-tha ai.

Sipas zotit Agolli, ura do të jetë 380 metra dhe me 3 harqe e cilësuar e kategorisë “C1” për të qenë në përdorim të automjeteve, këmbësorëve dhe biçiklistëve.

 

Ura do të ketë 2 korsi dhe vendpushime me lartësi të duhur për të kaluar mjetet ujorë kur lumi Bunë të hapet për to dhe kjo është ende një pjesë projekti në përgatitje.

Shqipëria beson që brenda 2 muajve i tërë projekti të jetë gati për të vijuar me financimin, buxheti dhe prokurimi për të paktën 6 muaj deri në qershor 2023 për të përfunduar në thuajse 1 vit e gjysmë.

Zoti Abazoviq tha se kjo projektide ishte diskutuar me kryeministrin Rama në Tiranë në maj dhe se tash janë hedhur hapat për punën konkrete, duke theksuar se në buxhetin e tashëm Mali i Zi ka caktuar një fond për urën.

Sipas kryeministrit Abazoviqm nëse projekti kryhet në gusht, në shtator firmoset memorandumi për rëndësinë e projektit.

“Qysh prej fillesës në Ulqin dhe deri në fund të Velipojës mund të jetë zonë shumë tërheqëse turistike në të ardhmen, njejtë për turistët siç shkohet në vendet e Evropës dhe do ta lehtësojë qasjen e tyre. Është shumë irracionale që dikush nuk e ka bërë këtë më parë. Me këtë urë do të kemi shumë efekte pozitive në të dyja anët. Ura simbolikisht dëshmon që nuk jemi vetëm “Ballkan i Hapur”-tha zoti Abazoviq.

Nisma e “Ballkanit të Hapur” mbështetet nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia Veriore, ka vëzhgues Malin e Zi dhe Bosnje e Hercegovinën, por mungon Kosova.


MË SHUME NGA Shqipëri