Kurti: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë
BKT
Foto nga profili i Kurtit në Twitter
Lajme

Kurti: Marrëdhëniet Kosovë-Greqi po afrohen çdo ditë e më shumë

Afet Bela / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twiter mëngjesin e sotëm ka shkruar se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë po bëhen më të ngushta.

“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po afrohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres për një darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dendias”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetin social 'Twitter'.Ndryshe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias dje ka vizituar Kosovën, ku ka takuar liderët e vendit.

Ndryshe Greqia është njëra ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Edhe pse ende nuk ka njohur Kosovën, Greqia në disa fusha ka bashkëpunim me Kosovën.

 


MË SHUME NGA Lajme