OSBE me projekt 3-vjeçar për rrezikun e armatimit në Shqipëri
Shqipëri

OSBE me projekt 3-vjeçar për rrezikun e armatimit në Shqipëri

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë OSBE, Policia e Shtetit dhe ministria e Brendshme publikuan projektin trevjeçar për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla e të lehta.

Projekti mbështet institucionet për ligjet e çaktivizimit të armëve, forcimin e kapaciteteve të Institutit të Qenve të Policisë dhe ndërgjegjësimin publik mbi rreziqet e keqpërdorimit dhe përhapjes së armëve të vogla e të lehta.

Prania e OSBE-së në Tiranë është përgjegjëse për zbatimin e projektit me financim nga Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Franca, njoftoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se lypej bashkërendim dhe gjithëpërfshirje.

Në tryezën e zhvilluar në Tiranë ishin zyrtarë të lartë dhe drejtues të strukturave kuvendare, rendit dhe sigurisë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa