19:54 / 09.06.2022
Gjimshiti: Grupi ynë është i ekuilibruar
Uran Krasniqi/RTKLive
Berat Gjimshiti konsideron se grupi ku bën pjesë Shqipëria, Izraeli dhe Islanda është i ekuilibruar.
Ai ka folur një ditë para ndeshjes në një konferencë ku ka qenë edhe trajneri Eduardo Reja.
"Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj", ka thënë Gjimshiti.
"Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtarë të shpejtë, do shikojmë forcat tona, të mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme".























