Xhaçka bisedon me Tanja Fajonin
Shqipëri

Xhaçka bisedon me Tanja Fajonin

Denion Ndrenika /RTK

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se ndihej e kënaqur nga fillimi i ditës së punës në takimin me homologen e Sllovenisë, Tanja Fajon.

Zo nja Xhaçka postoi në tuiter një mesazh vlerësues për punën e eurodeputetes Fajon në lidhje me shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

"Fillim i mbarë i ditës me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon"-shkruan zonja Xhaçka".

Ajo e quan minstren Fajon "një mike dhe mbështetëse e fortë e integrimit  të Shqipërisë në BE"-raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

"Mirënjohje për përpjekjen e saj të palodhshme dhe optimizmin për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Sllovenisë"-përfundon mesazhi i ministres Xhaçka.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri