Ja sa bileta janë shitur deri tani për sfidën Shqipëri – Izrael
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Kombëtarja shqiptare sonte në ‘Air Albania’ pret Izraelin.
Kuqezinjtë dhe Izraeli do të ndeshen në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.
Shqipëria në këtë duel vjen pas barazimit në udhëtim tek Islanda (1-1). Fitorja është objektiv i Kombëtares shqiptarë në mënyrë që të mbetet në garë për kreun e tabelës në Grupin F
Deri tash mësohet së janë shitur rreth 12 mijë e 500 bileta. Ndërkohë që sot pritet që të ketë edhe një vrull tjetër dhe numri i tifozëve mund të arrijë deri në 14 mijë deri në orarin e ndeshjes.
Për sa u përket çmimeve, bileta më e lirë mund të gjendet me çmimin 750 lekë (6 euro) që janë sektorët mbrapa portave, ndërsa pjesa përballë tribunës ka bileta që kushtojnë 2 mijë lekë (17 euro) dhe 3 mijë lekë 925 euro), ndërsa te pjesa e tribunës kryesore çmimi është 10 mijë lek të rinj (80 euro).























