Shqipëria ndan 1 milionë euro ndihmë për Ukrainën
Foto: Denion Ndrenika
Shqipëri

Shqipëria ndan 1 milionë euro ndihmë për Ukrainën

Denon Ndrenika RTK

Qeveria e Shqipëri vendosi të ndajë 1 milionë euro fond ndihme humanitare për Ukrainën.

Ky vendim mbështetet në nenin 100 të Kushtetutës, neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar.

Në Këshillin e Ministrave propozimin e për ndihmën Ukrainës e ka bërë ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme si dhe vetë Këshilli i Ministrave.

Dhënia e ndihmës financiare humanitare bëhet nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës për 1 000 000 (një milion) euro.

Këtij fondi nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në programin buxhetor 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, llogaria ekonomike 605, i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 1 000 000 (një milion) eurosh.

Fondi do të përballohet nga rezerva e Buxhetit të Shtetit, miratuar për vitin 2022.

Qeveria tha se ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri