Gjermania heq kufizimet për hyrjet nga Shqipëria
Shqipëri

Gjermania heq kufizimet për hyrjet nga Shqipëria

ATSH

Gjermania heq kufizimet për vizitat hyrëse nga Shqipëria.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë njoftoi sot se “prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë”.

“Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, bëri të ditur ambasada gjermane.

Ambasada shton se, “për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi”.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri