Kënga e re e titulluar ’Yet to come’ numëroi miliona shikime në Youtube
Magazina

Kënga e re e titulluar ’Yet to come’ numëroi miliona shikime në Youtube

Grupi korean i djemëve BTS i njohur në mbarë botën publikoi albumin e tyre të ri të titulluar “Proof”. Ky ishte një rikthim i shumëpritur në skenën muzikore nga adhuruesit e tyre.

Një video muzikore nga albumi i ri “Yet to come” u publikua njëkohësisht në platformën YouTube në orën 13:00 të natës duke numëruar brenda pak orësh miliona shikime. Grupi prej shtatë anëtarësh, Vitin e kaluar u bë grupi i parë aziatik që rëmbeu një çmim në American Music Awards.

BTS bëri debutimin e tyre  të parë më 13 qershor 2013 dhe që atherë janë kthyer në një grup muzikor mjaft të dashur për publikun.

Kujtojmë se Nëntorin e kaluar, BTS doli në skenë për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit me një koncert në Los Angeles. Në Mars, grupi muzikor u kthye në vendin e tyre me tre koncerte në Seul.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa