Putini uron presidentin e zgjedhur Bajram Begaj
Denion Ndrenika /RTK
Ambasada e Federatës Ruse njoftoi se presidenti Vladimir Putin ka uruar për zgjedhjen në krye të shtetit të Shqipërisë, gjeneralmajorin Bajram Begaj.
Ndonëse me marrëdhënie thuajse të shkëpturara shkak pushtimi që Rusia i bën Ukrainës dhe me asete të ngrira, kreu i Kremlinit, Putin ia ka dërguar urimin presidentit të zgjedhur.
“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, njoftoi ambasada ruse në Tiranë, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.
Gjeneralmajori Bajram Begaj dha dorëheqjen më 3 qershor si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe një ditë më pas u zgjodh më 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim president i ri i Shqipërisë.
Në seancën plenare të Kuvendit të shtunën e 4 qershorit morën pjesë 103 deputetë dhe 83 sosh votuan.
Zoti Begaj është i teti president emëror dhe i nënti në radhë pas rrëzimit të diktaturës si dhe i 11-i në sistem demokratik që nga koha përpara Luftës së Dytë Botërore.
Në histori zoti Begaj është i katërti president me të shkuar ushtarake pas Ahmet Zogut, Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.
55-vjeçari Begaj me profesion mjek e merr detyrën nga presidenti Ilir Meta më 24 korrik me mandat 5-vjeçar.