Rashica: Ka ardhur koha për ta bërë fitoren e parë ndaj Greqisë
BKT
Foto: Fatmir Bytyçi/RTKlive
Sport

Rashica: Ka ardhur koha për ta bërë fitoren e parë ndaj Greqisë

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica ka thënë se ka ardhur koha që pas disa ndeshjeve me Greqinë të arrihet edhe fitorja e parë. 

Ai së bashku me trajnerin Alian Giresse kanë folur të shtunën në një konferencë për shtyp në Athinë. 
"Ka ardhur koha për ta bërë fitoren e parë. Shpresoj që nesër ato shanse që i kemi t'i shfrytëzojmë, pasiqë e dimë se është një kombëtare që di të mbrohet mirë", ka thënë Rashica. 
"Kemi mungesa, por ne që jemi do ta japim maksimumin". 
Rashica e ka përshkruar Greqinë si kundërshtar të vështirë.
"Presim të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe është një kundërshtar krejt tjetër nga ndeshja e kaluar. Besoj që me motivimin dhe gjërat e mira që i kemi bërë në ndeshjet e kaluara të përdoren e të shfrytëzohen nesër. Kemi luajtur para disa ditësh me ta dhe e dimë pak a shumë mënyrën se si kanë luajtur ata dhe si kemi luajtur ne", ka thënë ai. "Nesër duhet bërë shumë më mirë se sa ndeshjen e fundit dhe ta fitojmë ndeshjen".  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm