Giresse: Fitorja ndaj Greqisë me rëndësi për ambiciet tona
BKT
Foto: Fatmir Bytyçi
Sport

Giresse: Fitorja ndaj Greqisë me rëndësi për ambiciet tona

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka thënë se fitorja e nesërme ndaj Greqisë do të kishte rëndësi të madhe për arritjen e ambicieve. 

Ai së bashku me futbollistin Milot Rashica kanë mbajtur një konferencë për shtyp në Athinë. 
"Ndeshja kundër Greqisë është shumë e rëndësishme. Çdo ndeshje kundër një kundërshtari si greqia është e rëndësishme e ashtu është edhe nësër, megjithatë nuk mund të them se a e konsideroj këtë ndeshje si finale a jo, por fitorja e nesërme do të kishte rëndësi të madhe për arritjen e ambicieve tona, për ta fituar grupin apo edhe për të kaluar në Ligën B", ka thënë ai. "Shohim se çfarë do të sjellë kjo ndeshje". Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Francezi ka thënë se deri më tash Kosova ka pasur probleme me mnungesa, por duhet vazhduar me futbollistët që kanë mbetur.