Arrestohet me 20 kg. kokainë ish-kryebashkiaku socialist i Vorës
Shqipëri

Arrestohet me 20 kg. kokainë ish-kryebashkiaku socialist i Vorës

Denion Ndrenika /RTK

I fshehur dhe i arratisur nga drejtësia ish-kryetari i bashkisë së Vorës pranë Tiranës, Agim Kajmaku është arrestuar nga policia në Itali për posedim të drogës.

Policia italiane njoftoi se Kajmaku, i zgjedhur kryetar i Vorës në 30 qershor 2019 nga Partia Socialiste qeveritare e kryeministrit Edi Rama, u arrestua pasi u kap me 20 kilogranmë kokainë.

I larguar pasi fshehu dënimin penal në Greqi, Kajmaku u arrestua në 27 maj në San Benedeto del Tronto në Itali gjatë një operacioni kundër drogës.

Mediat në Tiranë raportojnë se Kajmaku e kishte fshehur në një vazo të luleve drogën kokainë e kapur me vlerë monetare 1 milionë euro, raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

“Për rreth 60 ditë Kajmaku dhe grupi të cilit i shërbentë ishte nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga policia italiane. Për të ndjekur hap pas hapi çdo lëvizje, policia italiane ka montuar kamera në disa akse banesa dhe lagje ku kryheshin bisedat dhe takimet që kishin tematikë aktivitetin e paligjshëm të lëndëve narkotike në shtetin fqinj dhe Europë”-shkruan agjencia e lajmeve Balkanweb.

Zoti Kajmaku u mbështet nga kryetari socialist Rama me slloganin “Bashkia që duam”, por ai u zbulua si i përfshirë në veprimtari kriminale dhe dënime në Greqi që i kishte fshehur në kundërshtim me ligjin për Dekriminalizimin të dhjetorit 2015.

Kajmaku u arrestua për këtë vepër të fshehur që në 2020 në Tiranë kur ishte shtrirë në një spital privat me probleme të shëndetit.

Policia e Tiranës njoftoi atëbotë se e arrestoi ish-kryetarin e Vorës, pasi ishte shpallur në kërkim prej nëntorit 2019, për falsifikim të formularit të Dekriminalizimit si dhe ushtrimin e detyrës edhe pas shkarkimit.

.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa

MË SHUME NGA Shqipëri