Rezistenca politike ndaj Serbisë ishte edhe organizimi politik (Video)
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Rezistenca politike ndaj Serbisë ishte edhe organizimi politik (Video)

Jeton Musliu / RTKlive

“ Millosheviqi përdori të gjitha format e dhunës ndaj institucioneve dhe praktikisht i rrënoi ato”.

Kështu thotë profesori Ibrahim Berisha, në kuadër të copëzave të deklarimeve të protagonistëve të ndryshëm, që risjellin në vëmendje etapat e rënda nëpër të cilat kaloi Kosova, deri në çlirimin e saj.

“LDK-ja u krijua në një fazë të ndjeshme për të qenë pastaj një latues e identitetit të ri politik e shtetëror”, thotë Berisha për RTK-në.

“Ibrahim Rugova, padyshim se është personaliteti kyç i krijimit të këtij identiteti”, thotë Berisha.

Sipas tij, pas kësaj, pasuan shumë ngjarje, si deklarata e vendime të njohura të Kuvendit të Kosovës.

“Politika e autonomisë së Kosovës, përfundimisht u konfrontua me tendencat e hegjemonizmit serb”.


MË SHUME NGA Lajme