LDK me rezolutë në Kuvend për reduktim të akcizës për derivate dhe TVSH-së
BKT
Foto Arkiv/ RTKlive
Lajme

LDK me rezolutë në Kuvend për reduktim të akcizës për derivate dhe TVSH-së

Fadil Sertolli/ RTKlive

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dorëzuar sot kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën për reduktim të akcizës në derivate dhe të TVSH-së në produkte esenciale.

Këtë e ka bërë të ditur përmes ‘Facebook”, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Ai ka shkruar se sot janë bërë 100 ditë kur një propozim të tillë ia kishin bërë Qeverisë, madje sipas tij, inflacioni ka arritur në 13 për qind.

“Çmimi i naftës këtë mëngjes shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër; derisa inflacioni i gjithëmbarshëm ka arritur në plot 13%. Në këtë krizë të paprecedentë, mosveprimi është krim!. Sot, dorëzojmë në Kuvend kërkesën për debat parlamentar dhe rezolutën tonë me kërkesë të njëjtë si 100 ditë më parë. Po të vepronim me kohë, papërballueshmëria jonë do të ishte më e lehtë, po s’vepruam sot, do të bëhet edhe më e thellë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kërkesa e LDK-së është dorëzuar nga deputeti i LDK-së, Besian Mustafa. "Në emër të GP LDK, me përkrahjen e kolegëve, kam paraqitur sot kërkesën për debat parlamentar ku do të diskutojmë masat konkrete që kemi dhënë LDK-ja, sot e 100 ditë më parë, për t’i përkrahur qytetarët tanë të përballojnë rritjen enorme të çmimeve. Mosveprimi nga Qeveria përbën krim ndaj qytetarëve dhe familjeve kosovare", ka shkruar deputeti i Mustafa në "Facebook".

 

No photo description available.


MË SHUME NGA Lajme