08:07 / 14.06.2022
Moti sot në Shqipëri
ATSH
Sipas Shërbimit Meteorologjik, në Shqipëri, moti sot do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Në mesditë e kryesisht pasdite përgjatë relieveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra, breshër i izoluar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 8-10 m/s. Valëzim në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 20/33 | Diell re shi |
Kukës | 18/30 | Diell re shi |
Lezhë | 21/32 | Diell re shi |
Dibër | 15/28 | Diell re shi |
Durrës | 22/34 | Diell re |
Tiranë | 21/33 | Diell re shi |
Elbasan | 19/34 | Diell re shi |
Berat | 18/34 | Diell re shi |
Vlorë | 21/32 | Diell re shi |
Korçë | 15/27 | Diell re shi |
Gjirokastër | 18/32 | Diell re shi |
Sarandë | 20/31 | Diell re |