19:42 / 14.06.2022
Chelsea në ndjekje të Strakoshës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i madh anglez, Chelsea është një tjetër klub që është i interesuar për portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
‘Gardiani’ kuqezi i Lazios duket se shumë shpejtë do të bëhet më klub të ri.
Strakosha prej kohësh është i lidhur me transferimin në Premier League, ku është cak i Fulhamit, por siç raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, edhe Chelsea po e shikon mundësinë e transferimit të Strakoshës.
Strakosha thuhet së mund të transferohet në Londër vetëm nëse Kepa largohet nga skuadra e Thomas Tuchel.























