RTK+
Foto: RTK+
Shqipëri

RTK+

KSP

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po zhvillon një vizitë në Ukrainë me ftesë të presidentit Volodymyr Zelensky.

Rama viziton zonat e bombarduara në Ukrainë (E plotësuar)

Ai me këtë rast ka vizituar zonat e bombarduara të Borodyanka dhe Irpin, në të cilat shihen dëmet e shkaktuara si pasojë e agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës. Rama gjatë kësaj vizite po shoqërohet nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama dhe Abazoviq udhëtuan mbi 12 orë me tren nga qyteti i Pshemishit, Poloni, nga ku u bë nisja për në Ukrainë.

Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet edhe nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Rama dhe Abazoviq do të vizitojnë edhe ekspozitën me dëshmi të luftës ruso-ukrainase.

Në vijim, kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Zelensky, takim që do të pasohet nga konferenca e përbashkët për shtyp.

Rama do të takojë gjatë ditës kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal dhe kryetarin e Bashkisë Kiev, Vitali Klitschko.

(Eplotësuar) Rama dhe Abazoviq mbërrijnë në Kiev

REL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviq ka publikuar foto të dy kryeministrave.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviq në Twitter.

Vizita e tyre atje vjen pas ftesës që ua ka bërë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar më 12 qershor se kreu i saj, Abazoviq, ka pranuar ftesën e Zelenskyt.

Ukraina ndodhet nën pushtimin e Rusisë qysh më 24 shkurt. Aktualisht, luftimet janë të përqendruara në pjesën lindore të këtij vendi.

Perëndimi e ka dënuar ashpër sulmin, duke e ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra ekonomike dhe diplomatike. Ukrainën, ndërkaq, është duke e ndihmuar me armatim.

Presidenti i Ukrainës, Zelensky, ka mbajtur një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, më 3 maj. Duke folur përmes video-lidhjes, ai ka kërkuar nga ky vend që t’i mbyllë portet për anijet ruse dhe të kufizojë ardhjen e turistëve rusë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa