Ramadani: Presim ta kalojmë Liepajën
BKT
Sport

Ramadani: Presim ta kalojmë Liepajën

Uran Krasniqi/RTKLive

Gjilani ndeshjet me skuadrën Liepaja në Conference League dhe trajneri i klubit kosovar, Zekerija Ramadani ka thënë se ata kanë filluar mbledhjen e informacioneve për klubin letonez.

“Një kundershtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar. Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, ka thënë ai.

Ndeshja e parë mes dy klubve zhvillohet në Kosovë, ndërsa e dyta në Letoni.  

Pos Gjilanit në Conference Leagu marrin pjesë edhe Drita e Llapi, kurse Ballkani si kampion merr pjesë në Champions League.