Llapi përforcohet me mbrojtësin brazilain
BKT
Sport

Llapi përforcohet me mbrojtësin brazilain

Uran Krasniqi/RTKLive

Llapi ka arritur marrëveshje me futbollistin brazilian Fernando Augusto. Për ujdinë ka njoftuar vetë klubi nga Podujeva.

"Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto. 28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime. Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t'i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e pasditës", ka njoftuar Llapi. "Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Conference League ndaj FK Buducnost Podgoricës".