Asnjë humbje jete, 92 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri
rtsh.al
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë, bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 92 raste me Covid-19, nga 511 testime të kryera, si dhe nuk ka asnjë humbje jete.
Sipas MSH-së, rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.
Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 511
Testime totale 1,836,208
Raste pozitive 276,913
Raste të shëruara 273,007
Raste Aktive 409
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 299
Vlorë 41
Fier 26
Gjirokastër 10
Korçë 9
Shkodër 9
Durrës 6
Berat 4
Elbasan 3
Lezhë 2
/rtsh.al/