Daja: Ballkani është i përgatitur për çdo kundërshtarë
BKT
Sport

Daja: Ballkani është i përgatitur për çdo kundërshtarë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja thotë së skuadra e tij është duke u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme para sfidës së parë në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës do të përballen me Zalgiris nga Lituania në duelin e parë në elitën e futbollit evropian.

Trajneri i kampionit të Kosovës Ilir Daja theksoi se duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale për të pasur sukses në këtë kompeticion.

“Ne jemi përgatitur që përpara hedhjes së shortit se çdo kundërshtarë që do të na caktonte shorti ishte i fortë sepse ata ishin në vazon e favoriteve, jo vetëm nga cilësia por edhe eksperienca në pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane. Një nga këto është edhe Zalgiris, 9 herë fitues i kampionatit dhe 13 herë fitues i Kupës në Lituani”, ka thënë Daja për faqen zyrtare të klubit nga Suhareka.

“Duke e respektuar kundërshtarin ne do të bëjmë përpjekjet maksimale që të marrim më të mirën e mundshme nga ndeshja e pare qe zhvillohet ne Kosovë”, shtoi ai.

Përveç Ballkani, futbolli kosovarë në garat evropiane në këtë edicion do të përfaqësohet edhe nga Llapi, Gjilani dhe Drita.