20:40 / 15.06.2022
Raphinha refuzon gjitha ofertat për Barcelonën
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Anësori i Leeds United, Raphinha është i interesuar vetëm për transferimin te Barcelona.
Sipas medieve spanjolle, Raphinha dhe agjenti i tij, Deco kanë refuzuar të gjitha ofertat tjera pasi ata kërkojnë transferimin në ‘Camp Nou’.
Arsenali është hedhur në sulm për yllin e Leeds, madje, kanë bërë gati ofertën në vlerë 47 milionë euro, megjithatë, thuhet se braziliani është i interesuar vetëm për Barcelonën.
Katalonasit synojnë që të shesin Frenkie de Jong në mënyrë që të mbledh fonde të mjaftueshme për transferimin e Raphina-s.
Agjenti i lojtarit dhe ish-ylli i futbollit evropian, Deco është duke pritur ofertën e skuadrës së Barcelonës për brazilianin.























