20:53 / 15.06.2022
PSG synon Scamacca-n, ja sa kërkon Sassuolo
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Klubi i madh francez, PSG është e interesuar për yllin e Sassuolo-s, Gianluca Scamacca.
Sipas medieve italiane, kampionët e Francës synojnë që gjatë kësaj verë, ta sjellin në ‘Parkun e Princave’ Scamacca.
Scamacca në sezonin e fundit me skuadrën italiane, ka treguar formë mjaft të mirë duke ndezur interesimin e disa klubeve të njohura evropiane.
PSG siç raportohet, do t’ia ofrojë Sassuolos 35 milionë euro plus bonuset për Scamacca, por skuadra italiane kërkon 50 milionë për asin e tyre.
Megjithatë, mësohet së negociatat mes dy palëve do të vazhdojnë, dhe marrëveshja mund të arrihet brenda pak ditësh.
Ndryshe, Scamacca është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera, sidomos nga klubet italiane.























