Hysaj vendos për të ardhmen e tij
BKT
Sport

Hysaj vendos për të ardhmen e tij

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Mbrojtësi shqiptar Elsied Hysaj, ka konfirmuar së do të qëndrojë tek Lazio.

Mediet italiane ditë më parë raportuan së reprezentuesi i Shqipërisë, pritet të largohet nga ‘lacialët’, por mbrojtësi shqiptar ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kryeqyteti italian.

Ish-futbollisti i Napolit, ka thënë se do të vazhdojë të luajë për Lazion, derisa ai shpreson së sezonin e ardhshëm do të jetë më i mirë së ky i fundit.

“E ardhmja? Kam katër vite kontratë, do vazhdoj te Lazio. Shpresoj të jem më mirë se vitin e kaluar”, ka thënë Hysaj.